LajmeMaqedoniTopLajm

Tetova dhe Shkupi i prinë listës me të infektuar me Kovid19

Aktualisht, 20.687 raste me coronavirus janë aktive në vend, nga të cilët 9.837 janë nga Shkupi. Ka 989 raste aktive në Tetovë, 965 në Prilep dhe 940 në Kumanovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup, më shumë se 1.000 njerëz janë të infektuar në Gazi Babë, Aerodrom, Karposh, Qendër dhe Kisella Vodë.

Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 55.127, numri i pacientëve të shëruar është 32.894, ndërsa 1.546 persona kanë ndërruar jetë.

Deri më tani, gjithsej janë kryer 313.519 teste të Covid-19 në Maqedoni.

Related Articles

Back to top button
Close
Close