BotaLajmeTopLajm

Tërmeti shkatërrues në Mianmar, arrin në 1000 numri i viktimave

Ka arritur në mbi 1000 numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Mianmar, ndërsa vazhdojnë kërkimet nga ekipet e kërkimshpëtimit nën rrënoja për të gjetur të mbijetuar.

Sipas autoriteteve vendase deri më tani janë konfirmuar 2,376 të plagosur dhe sipas tyre shifrat e viktimave dhe të plagosurve të rriten.

Tërmeti i cekët me magnitudë 7.7 goditi veriperëndim të qytetit të Sagaing në Mianmar qendror në orët e para të pasdites, pasuar disa minuta më vonë nga një pasgoditje me magnitudë 6.7.

Sipas gjeologëve amerikanë, ky ishte tërmeti më i madh që goditi Mianmarin në më shumë se një shekull, dhe lëkundjet ishin mjaft të fuqishme për të dëmtuar rëndë ndërtesat në të gjithë Bangkokun, qindra kilometra larg nga epiqendra.

Related Articles

Back to top button
Close
Close