LajmeRajonTopLajm

Tensionet në veri, Policia e Kosovës shton masat e sigurisë

Policia e Kosovës tha se ka shtuar masat e sigurisë në Kosovë, përfshirë në pjesën veriore të shtetit, ku ditëve të fundit kanë ndodhur “disa sulme apo incidente serioze kriminale”. Sipas njoftimit, është paraparë që të shtohen aktivitetet policore, në mënyrë që të ofrohet më shumë siguri në mbarë Kosovën. “Planifikimet operative policore do të fokusohen në rritjen e prezencës policore në terren, duke realizuar më shumë patrullime në zona më kritike, më shumë pika kontrolli dhe rritje të bashkëpunimit me qytetarët”, tha Policia.

Ky institucion tha se me shtimin e masave policore synohet të ruhet rendi e qetësia publike, të parandalohen aktet kriminale dhe të hetohen e vihen para drejtësisë “të gjitha ata që do të guxojnë të atakojnë sigurinë, ligjin dhe rendin kushtetues”. “Qëllimi i operacioneve policore do të jetë siguria e qytetarëve, siguria e pronës së tyre e pronës publike dhe asaj institucionale”, tha Policia e Kosovës më 29 nëntor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close