
TEL AVIV, 15 dhjetor /ATSH-DPA/ – Lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gaza do të zgjasë më shumë se disa muaj, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.
“Ata kanë ndërtuar infrastrukturë nën tokë dhe mbi tokë dhe nuk është e lehtë ta shkatërrosh atë”, theksoi Gallant gjatë bisedimeve me këshilltarin e sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.
“Do të marrë një periudhë kohe, do të zgjasë më shumë se disa muaj, por ne do të fitojmë”, tha Gallant.
Ai falënderoi SHBA për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij dhe gjithashtu për përpjekjet e tyre për të liruar pengjet e marra nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, SHBA kishte diskutuar me udhëheqjen izraelite një tranzicion të mundshëm në operacionet ushtarake “me intensitet më të vogël” në Gaza./ /os/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.



