
Në komunën e Tearcës ka filluar trajnimi për nxënësit e klasave të teta dhe nënta në të gjitha shkollat fillore të komunës së Tearcës në bashkëpunim me Digital School -Tetovë dhe Europe House – Tetovë, shkruan Top24
Sipas njoftimit të komunës së Tearcës ky trajnim do të përfshij disa tema mes të cilave:
“ Siguria në internet ” .
Ky trajnim do të afrohet për nxënësit e të gjitha shkollave të komunës.
Ky trajnim ju ofrohet nxënësve me qëllim të informimit të tyre duke pasur parasysh se
në kohën në të cilën jetojmë teknologjia është bërë pjesë e përditshme e jetës sonë, “siguria në internet” është kthyer në një çështje shumë të rëndësishme, sidomos për *mbrojtjen e nxënësve*. Interneti ofron mundësi të pafundme për mësim, komunikim dhe argëtim, por për fat të keq, paraqet edhe rreziqe që kërkojnë vëmendje dhe ndërgjegjësim të vazhdueshëm.
Nxënësit tanë, si përdorues të hershëm dhe të shpeshtë të internetit, shpesh janë të ekspozuar ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme, mashtrimeve online, ngacmimeve kibernetike, rrjeteve të rrezikshme sociale dhe komunikimeve me persona të panjohur. Pikërisht për këtë arsye, edukimi për “sigurinë digjitale” është po aq i rëndësishëm sa edhe lëndët tradicionale që mësohen në shkollë.
Sot, u realizua trajnim në SHFK “Kiril Pejçinoviq” dhe SHFK “Asdreni”, kurse javën e ardhshme do të realizohet edhe në shkollat tjera. Ne ndjejmë obligim të kujdesemi për sigurinë e nxënësve në internet. thuhet në njoftimin e komunës së Tearcës.



