Nën përkujdesin e shoqatës për kulturë dhe art “Intuita” këtë të premte do të mbahet manifestimi letrar ,,Ndjeshmëria ndaj folklorit në trevën e Pollogut”, shkruan Top24
NJOFTIM
Të nderuar dashamirë të folklorit dhe të kulturës shqiptare, kemi nderin t’ju njoftojmë se Shoqata për kulturë dhe art ,,Intuita” – Tetovë, më 7 qershor 2024, në Gjermë, në orën 18:00, do të mbajë manifestimin letrar ,,Ndjeshmëria ndaj folklorit në trevën e Pollogut”.
Në kuadër të këtij manifestimi letrar do të shtjellohen këto tema:
– Objektivat e manifestimit letrar;
– Njohuri mbi folklorin shqiptar;
– Rëndësia e foklorit shqiptar;
– Tërheqja e një paraleleje në mes folklorit shqiptar dhe jetesës në kohën e teknologjisë;
– Folklori letrar;
– Folklori muzikor.
Ju mirëpresim në këtë manifestim!