
Kryetarja e qytetit, Elke Kahr, tha se sulmuesi i dyshuar është vrarë gjithashtu.
Ajo e përshkroi sulmin si “tragjedi e tmerrshme”. Khar tha se shumë njerëz të tjerë janë dërguar në spitale për shkak të plagëve.
Policia austriake tha se beson se sulmuesi veproi i vetëm.
Edhe Forcat Speciale janë dërguar në gjimnazin BORG Dreierschützengasse, pas një telefonate në orën 10:00 të mëngjesit.
Rreth një orë më vonë, policia njoftoi në rrjetin social X se të gjithë janë evakuuar nga shkolla dhe janë dërguar në vend të sigurt.
Policia shtoi se situata është “nën kontroll” dhe se nuk ka më rrezik.
Grac, qyteti i dytë më i madh i Austrisë, ndodhet në juglindje të vendit dhe ka rreth 300.000 banorë.



