Federata e Maqedonisë së Veriut të martën do të hedhë shortin për caktimin e ndeshjeve çerekfinale në Kupën e Maqedonisë së Veriut.
“Shorti do të hidhet më 10 dhjetor (e martë) me fillim nga ora 15:00 në “Shtëpinë e Futbollit” në Shkup. Ndeshjet e 1/4 finale sipas programit do të luhen më 26 shkurt 2025 me fillim nga ora 14:00”, raportoi Federata.
Në çerekfinalen e Kupës do të jenë Shkëndija, Struga Trim&Lum, Gostivari, Arsimi, Vardari, Akademia Brera, Detoniti dhe Sileksi.



