LajmeMaqedoniTopLajm

Të gjithë kërkojnë paga më të larta

Sindikatat u bëjnë apel punëdhënësve në sektorin privat dhe publik të rregullojnë pjesën tjetër të pagave me masën e pagës minimale në mënyrë që të mos ketë disbalans pagash

Rritja e pagë s minimale pritet të sjellë rritjen edhe pagave të tjera në Maqedoninë e Veriut. Me fjalë të tjera, me rritjen e pagës minimale pritet që të korrigjohet edhe pjesa tjetër e pagave. Sindikatat u bëjnë apel punëdhënësve në sektorin privat dhe publik të rregullojnë pjesën tjetër të pagave me masën e pagës minimale në mënyrë që të mos ketë disbalans pagash. Paga më të larta kërkojnë të punësuarit në shëndetësi, administratë, gjyqësor….“Ne ju bëjmë thirrje punëdhënësve si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik që të gjejnë forcë dhe një mënyrë për të harmonizuar pagat e pjesës tjetër të të punësuarve në mënyrë që të mos ketë një barazim të pagave pa ndonjë kriter, dhe ku nuk do të kemi punëtorë shumë të motivuar, por do të kemi punëtorë të Çilët. do të krahasohen me njëri-tjetrin se sa rrogë marrin”, thotë Zlatko Çvetkovski nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Ndër të parët që kanë kërkuar rritjen e pagave kanë qenë sindikalistët që përfaqësojnë punëtorët shëndetësor, të cilët thonë se në rast nuk arrihet zgjidhje për rritjen e pagave deri në fund të kësaj jave, nga e hëna mund të dalin sërish në protesta. Ato kërkojnë që motrat medicinale të fitojnë nga 3000 denarë në pagë, ndërsa të gjithë të tjerët të punësuar në shëndetësi të fitojnë nga 2000 denarë shtesë në pagën që ju paguhet për çdo muaj.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se në vazhdim e sipër është dialogu i të gjitha institucioneve përkatëse si Fondi i shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Financave në koordinim qeverinë. Në takimin e radhës me udhëheqësinë e Fondit të Shëndetësisë, është theksuar bashkëpunimi me sindikatat si dhe angazhimi për realizimin e kërkesave të organizatave sindikale.

Ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti theksoi se në buxhet ka hapësirë për rritjen e pagave të punonjësve shëndetësor. Sipas tij, për një kohë të shkurtër do të shpaloset edhe oferta e detajuar, e cila do të gjen në mirëkuptim edhe nga përfaqësuesit sindikal.

Mirëpo në shtet nuk kërkojnë paga më të larta vetëm mbi 22 mijë të punësuar në shëndetësi, por edhe të punësuarit e tjerë që marrin paga nga buxheti i shtetit.

Sindikata e të punësuarve në administratë u ka bërë apel deputetëve të mbështesin kërkesën me të cilën punëtorët e Byrosë së Prokurimit Publik, si dhe në Administratën për Çështje Pronësore dhe Juridike të kenë rritje të pagave prej 30 për qind. Nga atje shtojnë se nëse në seancën e së premtes , nuk votohet propozimi, punonjësit e Administratës për Çështje Pronësore dhe Juridike do t’i kthejnë të gjitha kompetencat dhe detyrat që kanë marrë dhe nuk do të kryejnë detyrat e punës.

Gjithashtu nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkojnë që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të korrigjojë njoftimin e së enjtes në Gazetën Zyrtare, ku thuhet se shuma e pagës minimale në shumën bruto në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga prilli i vitit 2023, është 29.739 denarë.

LSM beson se qeveria po përpiqet të kursejë duke mos korrigjuar pagën e punëtorëve më të varfër për një muaj. Nga atje shtojnë, se falë vigjilencës së LSM-së, besojmë se padrejtësia do të korrigjohet, dhe theksojnë nevojën e korrigjimit të njoftimit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të botuar në Gazetën Zyrtare dhe përshtatjes së tij me ndryshimet ligjore. “LSM vijon dhe do të jetë korrigjues i politikave të këqija të qeverisë që dëmtojnë punëtorët”, thonë nga LSM.

Nga sindikata e administratës dhe gjyqësorit kanë mirëpritur vendimin për ngritjen e pagës minimale , duke shtuar se nevojitet të ketë harmonizim të të gjitha pagave. Përndryshe, siç treguan ata, disa do të marrin rritje, të tjerët asgjë.

Sipas kreut të kësaj sindikate Tërpe Dejanovski, tani do të kemi një situatë të pafavorshme vetëm për të punësuarit në pushtetet lokale, në administratën shtetërore dhe në gjyqësorin në mbarë Maqedoninë. “ Në vendin tonë, sistemi i pagës është i ndryshëm nga sistemi i pagës minimale. Në vendin tonë, sistemi i pagave bazohet në arsim dhe nivel. Tashmë Qeveria pa vetëdije, edhe pse shumë herë është theksuar nga sindikata jonë dhe të gjitha sindikatat e sektorit publik, ka hapur një kuti të pandorës që nuk do ta mund ta mbyllë”, thekson Dejanovski. Për më tepër kjo do të thotë se do të kemi një nivel me arsimin e mesëm që do të ketë pagë të njëjtë ose më të lartë se punonjësit me arsim të lartë dhe një nivel punonjësish teknikë ndihmës, që do të vijnë me të njëjtën pagë si punonjësit me arsim të lartë konstaton ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close