
Republika e Maqedonisë këtë vit, me 40 pikë indeksi, renditet e 85-ta nga 180 vendet në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI) të Transparency International për vitin 2022.
Në indeksin ndërkombëtar për perceptimin e korrupsionit në botë nga “Transparency International”, Maqedonia është në vendin e 85-të nga 180 vende, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga rajoni para nesh janë Sllovenia (41), Greqia (51), Kroacia (57), Mali i Zi (65), Kosova (84), ndërsa Maqedonia në të njëjtin vend është në shoqërinë e Surinamit, Indisë, Maldiveve, Guajanës dhe Tunizisë. Pas nesh janë Shqipëria dhe Serbia (101)./Telegrafi/



