
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka marrë vendim që në Komunën e Gostivarit të ulen flamujt në gjysmë-shtizë për shkak të rastit tragjik në spitalin e Tetovës ku humbën jetën 14 persona dhe 12 të tjerë mbetën të lënduar.
Në fotografi shihen në gjysmë-shtizë, ndërsa kryetari Taravari shkroi se të gjithë gostivarasit ndajnë sot dhimbjen e madhe me të gjithë familjarët e goditur nga tragjedia e Tetovës.
“Ata zyrtarisht që janë ende numra, ishin bija dhe bij, nëna e baballarë, gjyshe dhe gjyshër që nuk do të kthehen më kurrë në familjet e tyre… le të ulen flamujtë në gjysëm shtize se ata nuk ishin vetëm numra, ishin njerëz që u dogjën deri në vdekje bashkë me çdo ëndërr të tyren, në një spital të Tetovës tonë që e paska pasur fatin e rëndë”, shprehet Taravari.
Deri tani nuk ka asnjë përgjegjësi nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe drejtoria e Spitalit të Tetovës për rastin tragjik.



