LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari takon ministrin e shëndetësisë së Sllovakisë, z. Kamil Šaško, nënshkruhet marrëveshja për E-mjekësia dhe shkëmbim të kuadrove

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari sot ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e shëndetësisë z. Kamil Šaško, memorandum ky që parasheh bashkëpunim në Telemjekësi , E-mjekësia dhe shkëmbimi i kuadrove, shkruan Top24

Kisha sot një takim të ngrohtë me ministrin sllovak të shëndetësisë, z. Kamil Šaško.
Të dy ndamë gatishmërinë e ndërsjellë për bashkëpunim, me ç’rast nënshkruam një Memorandum ku vend të veçantë zënë Telemjekësia, E-mjekësia dhe shkëmbimi i kuadrove.
Në këtë takim shumë të frytshëm ishin të pranishëm edhe ambasadorja e RMV në Sllovaki, Evgenija Ilieva, Dr. Visar Miftari dhe Dr. Elena Risteska.
Vizita ime në Sllovaki është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të sistemit shëndetësor tek ne.

Related Articles

Back to top button
Close
Close