MaqedoniTopLajm

Taravari shpall fitoren në Gostivar, paralajmëroi zgjedhjet e reja parlamentare

Kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari, ka pritur fitoren në shtabin e ASH-së në Gostivar. Pas ardhjes së rezultateve nga vendvotimet, ai ka filluar ai ka filluar festën për fitoren e mandatit të dytë. Deklaratën e parë publike zgjodhi ta bëjë nga selia e të rinjëve – FRASH, si shenjë falenderimi për punën që ata kanë bërë për fitoren e tij. Ai tha se në raundin e dytë udhëheq me më shumë se 5 mijë vota dhe në mënyrë ironike ka thirrur BDI-në, për një raund të tretë ku ai do të fitonte me mbi 10 mijë vota.

“Unë i mora 18 mijë vota ndërsa Ali Ahmeti diku 12 mijë vota. Ne kundërshtarë e kishim gjithë qeverinë, të cilët këto dy javë ishin në Gostivar, por sidoqoftë i porosisë nëse duan edhe një raund shkojmë edhe një”, tha Taravari.

Taravari tha se mazhoranca e tanishme ka humbur të gjitha qytet kryesore të vendit dhe prandaj nga sot do të kërkojë zgjedhja të reja parlamentare.

Festa e fitores ka vazhduar në sheshin e qytetit, prej ku Taravari ka falenderuar të gjithë komunitetet pa mos harruar disapsorën, për siç tha, fitoren e tij të madhe në Gostivar.

Së bashku me simpatizantët dhe aktivistë, Taravari vazhdoi festën në pjesën qendrore të qytetit. Ai bëri thirrje deri te mbështetësit të shpërndahen të qetë nëpër shtëpitë e tyre.

Related Articles

Back to top button
Close
Close