
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka nisur ditën me një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale, që ka ngjallur reagime të shumta dhe jehonë në opinionin publik. Në një status të shkurtër, por domethënës, Taravari shkruan: “Unë kam vetëm një busull orientimi: Popullin! Ai është ndërgjegjja ime, zëri im, forca ime!” Ky mesazh shihet si një vazhdimësi e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe një sinjal se ai do të mbështetet fuqimisht te vullneti i popullit për çdo vendim politik në periudhën në vijim, shkrua Top24



