LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari pret në takim Ambasadorin e Francës Cyrille Baumgartner

Sot në zyrat qendrore të Aleancës për Shqiptarët, mirëprita Ambasadorin e Francës, ekselencën e tij Cyrille Baumgartner.

Në takim u bisedua për gjendjen aktuale politike, sfidat e përbashkëta në planin e integrimeve euro-atlantike, me çrast e njoftova ambasadorin me përkushtimin e ASH-së dhe përkrahjen për të gjitha iniciativat e deritanishme që lidhen me integrimet.-shkruan Taravari 

Në konferencën e përbashkët për media, njoftova  se Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë këtë rrugë në interes të vendit dhe qytetarëve. Para ambasadorit të Francës, shpalosa planet dhe strategjinë e ASH-së për të ardhmen duke kërkuar edhe ndihmë nga ambasada dhe ekspertë.

Ambasadori i Francës në vendin tonë, ekselenca e tij Cyrille Baumgartner, tha se ndjehet i nderuar që është ambasadori i parë që viziton zyrat e reja qendrore të Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, ndërsa shtoi se edhe me qytetin e Tetovës, Franca ka lidhje të veçantë. Ambasadori Baumgartner shtoi se është biseduar për adresimin e sfidave që e presin vendin, duke vlerësuar edhe rolin e ASH-së, me qëllim lehtësimin e procesit integrues, duke potencuar se vendi ynë tanimë ka trasuar rrugën për të ardhmen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close