LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari pret në takim ambadsadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot priti në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, shkëlqesinë e tij, Florian Qehaja me të cilin bashkëbiseduan mbi momentumin politik në të cilën ndodhet rajoni, rëndësinë e ruajtjes së orientimit properëndimor të vendeve tona dhe përgjegjësitë e së ardhmes evropiane.

Në takim po ashtu u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës duhet të bashkëpunojnë ngushtë në eliminimin e çdo pengese burokratike në fushën politike, kulturore, ekonomike, tregtare dhe të gjitha sferat tjera të jetës për mirëqenien e qytetarëve tanë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close