LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari pranon në parim ofertën e Mickovskit, ja çfarë thot !

Pas ofertave të një pasnjëshme të kryetarit të VMRO-DPMNE-së Kristian Mickovskit drejtuar VLEN-it dhe direkt Arben Taravarit, më në fundë ka thyer heshtjen dhe siç e ka zakon me postime në facebook, ka bërë një analizë dhe njejtë si lideri i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, ka ofenduar votuesit shqiptarë që kanë mendim ndryshe dhe kanë votuar Frontin Europian.
Përpos asaj ai ende nuk është deklaruar për dorhëheqjen, e siç duket kanë qenë vetëm manipulime parazgjedhore, dhe nuk e ka në planë të tërhiqet nga politika, shkruan Top24.
Nga statusi i shkruar len të kuptohet se Taravari pranon në parim ofertën e  mikut të tijë Mickovskit.
Postimi plotë : 
Propozimi i ardhur nga Mickoski tregon se edhe VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptarë.
Megjithatë, fokusi ynë si koalicion dhe si parti, është puna për zgjedhjet e 8 majit, për numrin më të madh të mandateve.
Pas zgjedhjeve, do të udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve, nga nevoja urgjente për pastrim të qeverisë nga korrupsioni, dhe nga orientimi ynë i panegociueshëm pro-perëndimor.
Ne si VLEN jemi më të bashkuar se kurrë. Vota jonë është shumica e votës shqiptare. Mandatet tona shkojnë për deputetë shqiptarë. Sepse ne i mbrojmë e i përparojmë shqiptarët, nuk i shesim e nuk i blejmë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close