LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari nënshkruan memorandum bashkëpunimi mes komunës së Gostivarit dhe UNDP-së

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar për nënshkrimin e një memorandumi mes komunës së Gostivarit dhe UNDP-së, memorandum ky që do të sigurojë një kornizë bashkëpunimi joekskluziv, si dhe të lehtësojë dhe forcojë bashkëpunimin ndërmjet palëve në fushat me interes të ndërsjellë, me fokus rininë, shkruan Top24

“Qëllimi i këtij Memorandumi është të sigurojë një kornizë bashkëpunimi joekskluziv, si dhe të lehtësojë dhe forcojë bashkëpunimin ndërmjet palëve në fushat me interes të ndërsjellë, me fokus rininë, të listuara si më poshtë:
I. Promovimi i pjesëmarrjes së të rinjve në politikat lokale dhe në vendimmarrjen lokale;
II. Mbështetje për zhvillimin e politikave të ndjeshme për të rinjtë;
III. Zhvillimi dhe promovimi i një narrative konstruktive mes të rinjve;
IV. Formimi dhe zhvillimi i këshillave rinore lokale.
Përmes këtij Memorandumi synohet edhe zvogëlimi i migrimit dhe mbajtja e rinisë në vend.” shkruan Taravari përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close