LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me ministrinë e shëndetësisë së Kroacisë

Ministri i shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari ka njoftuar se sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ministrinë e shëndetësisë së Kroacisë me të cilën disa segmete në sistemin shëndetësorë me fokus të veçantë në shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve në drejtim të përmirësimit të kujdesit shëndetësor, shkruan Top24

Me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kroacisë nënshkruam një plan për bashkëpunim në disa segmente të sistemit shëndetësor, me fokus të veçantë në shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve në drejtim të përmirësimit të kujdesit shëndetësor.
Plani përfshin edhe bashkëpunimin në fushën e zhvillimit profesional të punonjësve shëndetësorë, bashkëpunimin në fushën e transplantimit, parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit, si dhe në lidhje me modelet e financimit të shërbimeve shëndetësore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close