LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari në Stamboll viziton spitalin ku ndodhen dy pacientët e rastit të Koçanit

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari po qëndron në një vizitë zyrtare në Stamboll, ku ka vizituar spitalin “Çam dhe Sakura” ku janë të shtrirë dy pacientë nga Maqedonia e Veriut nga tragjedia e Koçanit, shkruan Top24

Sot vizitova spitalin “Çam dhe Sakura” në Stamboll, ku ndodhen Martini dhe Borisi, dy të rinj që po rikuperohen nga tragjedia e Koçanit.
Djemtë janë më mirë dhe kjo më gëzon shumë. Nuk mund të rri pa shprehur mirënjohjen time personale ndaj doktorit Mustafa Turan dhe konsullit tonë në Stamboll, Idriz Fazlioski.
Dhimbjen e freskët të Koçanit e lehtësojnë disi Martini dhe Borisi, të cilët janë më mirë dhe së shpejti i presim në shtëpi!

Related Articles

Back to top button
Close
Close