
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët njëherit edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, sot përmbylli festën e Ditës së arsimit shqip me drekën e përbashkët tradicionale me veteranët e arsimit në Komunën e Gostivarit.
Kryetari Arben Taravari rikujtoi përpjekjet titanike për shkollën shqipe, kontributin mbinjerëzor të iluministëve tanë për arsim, shkencë dhe kulturë.
“Mesazhi i tyre edhe në këtë kohë na jep forcë dhe kurajo që ta çojmë përpara misionin e shenjtë për më shumë dituri dhe dritë. Mësuesve tanë të nderuar dhe të gjithë punonjësve të arsimit, ua uroj festën e 7 Marsit, me dëshirat më të mira për suksese të reja në misionin e tyre të shenjtë, arsimimin dhe edukimin e brezave”, u shpreh kryetari Arben Taravari.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0JfPpsx87MWPWF9PJwWQm3deEPc6Uct5oPTXYzJwbmybuAteSBNj7UjjnvU3mfYLal&id=100044411046937&mibextid=qC1gEa



