
Kandidati për president nga VLEN-i, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se ai sot ka festuar ditëlindjen e tij të 51. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është matematika që Taravari ka bërë në ditëlindjen e tij pasi ai si duket ka lënë të kuptohet se VLEN më së shumti do ti fitoj 6 – gjashtë mandate, e kjo matematikë e tij është mbështetur edhe nga Bekim Qoku i cili ka bërë gjashtë gishtat së bashku me aktivistët e tij, shkruan Top24
Taravari në një selfi me foto të përbashkët me liderët opozitarë dhe kandidatët për deputet të VLEN-it ku në prapavi ka shënjestruar dy tabllo me përllogaritje, fotografisë ia ka bashkangjitur përllogaritjen (5+1=6)
Kjo përllogaritje e Taravarit len për të kuptuar që ai tani po e pranon faktin se VLEN në zgjedhjet e 8 Majit do ti fitoj më së shumti 6 mandate.
Kujtojmë që numri pesë lidhet me pesë subjektet që tani janë pjesë e VLENI-it ndërsa (+1) kandidatura e Taravarit për president e që gjithë së bashku është përkthyer në gjashtë mandate.






