
Arben Taravari pas shpalosjes së vendimit për dalje nga qeveria, ka kërkuar falje shqiptarëve pasi sipas tij ky nuk ishte ndryshimi që kishin premtuar si VLEN, shkruan Top24
“Sot nëse bisedojsh me qytetarin thotë se sot jemi më keq se sa kur ishin ata që i kemi kundërshtuar andaj ne sot kemi vendosur të kthehemi te qytetari. Ne menduam të bëjmë ndryshimin por ky nuk ishte ndryshimi që premtuam dhe se shqiptarët po margjinalizohen dhe për këtë ju kërkojmë falje shqiptarëve dhe po kthehemi të qytetari që në Tetorë të kthehemi më të fuqishëm” tha Taravari.



