
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sonte në selinë qendrore të Aleancës për Shqiptarët në Tetovës, së bashku me nënkryetarët Ilmi Aziri, Ilire Dauti dhe sekretarëve Krenar Lloga dhe Isen Shabani, ka mbledhur kryetarët e degëve nga e gjithë vendi me të cilët ka diskuatuar rreth riorganizimit të strukturave partiake, shkruan Top24
“Në takim është biseduar për organizimin e brendshëm, anëtarësimet e reja, aktivitetet në terren, ristrukturimin lokal dhe sfidat e reja që e presin partinë periudhën në vijim. Kryetarët e degëve të ASh-së, janë njoftuar edhe rreth zhvillimeve politike, ndërsa kanë shprehur edhe sugjerimet, propozimet dhe kanë referuar për aktivitetet në degët përkatëse.” thonë nga ASH-ja përcjellë Top24



