Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari sot mbajti tubimin e fundit në Shkup në sheshin “Skënderbeu”.
Në fjalimin e tij, kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari theksoi se në tubimin e fundit në Shkup, vjen pas shumë takimeve dhe tubimeve anembanë vendit duke përfshirë edhe diasporën dhe se kanë dëgjuar nga afër problemet e qytetarëve me të cilat ballafaqohen tash e 22 vite.
“Po vijmë këtu pas takimeve me Albin Kurtin dhe me shumë miq e vëllezër nga Kosova, të cilët maksimalisht po e përkrahin fitoren tonë. Shumë e madhe është nevoja për ndryshim. Jemi të vetëdijshëm se çfarë detyre na pret. Detyrë sa e rëndë aq edhe fisnike, prandaj dhe u bëmë bashkë që të gjithë si një aleancë, me një lëvizje të përbashkët, ta japim besën, e nën numrin 6 të ofrojmë një alternativë që vlen”, u shpreh Taravari.
Taravari u shpreh se është për një Maqedoni të Veriut e anëtarësuar në Bashkimin Evropian, me miqësi të përhershme me SHBA-të dhe se të veprimet e koalicionit VLEN do të jenë në përputhje të plotë me interesin strategjik të SHBA-ve.