
Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes një postimi në fb njoftoi se ishte takuar me ambasadorin e Shqipërisë z.Fatos Reka dhe zv.ambasadori z.Refik Golli, përcjell Top24.
Postimi i plotë:
”I nderuar nga vizita e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, z. Fatos Reka dhe Zëvendës Ambasadorit, z. Refik Golli, të cilët fillimisht më uruan për zgjedhjen kryetar i ASh-së, bashkë diskutuam për zhvillimet aktuale dhe temat me interes.




Në këtë takim ku isha i shoqëruar nga Deputeti, Abdulla Saliu dhe Shefi i Kabinetit, Arben Fetai, biseduam rreth takimit të mbrëmshëm në Tiranë dhe poashtu kemi ndarë mendime lidhur me zhvillimet rajonale dhe nevojës për hapjen formale të negociatave me BE-në. Në këtë takim gjithashtu diskutuam për projektet e përbashkëta midis dy shteteve, siç është përfundimi i Korridorit 8 dhe projektet e tjera që do t’i afrojnë dhe zhvillojnë vendet tona.”- Shkruan Taravari në fb.TOP24




