LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari mbështet Besën,me ka krejt duhet ta rrzojmë BDI-në në Tetovë

ASH i prëgjigjet pozitivisht Lëvizjes BESA për bashkëpunim/ Taravari: Ali Ahmeti pas dy-tre muajsh pensionohet politikisht

Sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari ka mirëpritur thirrjen e sekretarit gjeneral të Besës, Arjanit Hoxha që të bashkëpunojnë në raundin e dytë. Taravari ka deklaruar se edhe ai u bën thirrje aktivistëve të ASH-së dhe AA-së, ta përkrahin Bilall Kasamin në Tetovë dhe Zhelinë.

“Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, ne si koalicion kemi shprehur qëndrimin tonë se duhet mbështetur të gjithë kandidatët shqiptarë të opozitës që garojnë përballë BDI-së. Mirëpresim thirjen e Lëvizjes Besa për mbështetje të kandidatëve të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe përsërisim qëndrimin tonë kozistentë, se edhe anëtarët dhe simpatizantët tanë dhe të gjithë votuesit e tjetë të mbështesin kandidatët e Lëvizjes Besa në komunat ku ata përballen me BDI-në. Në të njëjtën kohë vazhdojmë të vlerësojmë se BDI duhet të bjerë nga çdo pushtet. Shpresojmë që Lëvizja Besa ta ketë me njëmend ndarjen nga e keqja, por rikujtojmë se kjo bëhet vetëm nëse BDI hiqet ME KA KREJT nga pushteti dhe krijojmë shumicë të re parlamentare”, deklaroi Taravari.

I pyetur për të komentuar deklaratën e liderit të BDI-së i cili kishte thënë se nuk duhet lejuar VMRO-DPMNE të fitojë Gostivarin, Taravari u përgjigj:

“Ali Ahmeti po të kishte pak moral politik nuk do fliste kështu pasi 12 vite ka bashkëpunuar me Mijallkovon dhe Gruevskin, ka ngrën e pirë me ata. Ai vërtetë ka probleme të theksuara shëndetësore, por do të shpëtojë pasi pas dy ose tre mujash do të pensionohet politikisht”, deklaroi më tej Taravari.

Ai ka komentuar edhe marrëveshjen e bashkëpunimit mes BDI-së dhe PDSH-së për të cilën tha se “nuk ka asgjë të re pasi ato dy parti kanë qenë në bashkëpunim të vazhueshëm me vite”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close