
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot ka pasur një takim sy më sy me dy kryeministrat shqiptarë atë të Kosovës Albin Kurti dhe atë të Shqipërisë Edi Rama. Edhe pse zyartarisht ende nuk ka një njoftim se çfarë biseduan tre liderët në takim por ajo që dihet jozyrtarisht është që Taravari ka sqaruar për mundësitë e koalicioneve dhe ndërhyrjes së kryeministrit Kurti në procesin zgjedhorë në Maqedoninë e Veriut, shkruan Top24
Pas takimi dhe lakimit të lajmeve të ndryshme në media vet kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka lënë një porosi përmes një postimi në profilin e tij duke shkruar “Kohë të Mira! Drejt Evropës!”, përcjellë Top24
Nuk dihet nëse kjo porosi e Taravarit është një përgjigje ndaj opozitës e cila pret Taravarin për një opozite apo është një sinjal për një front të përbashkët Evropian mes LSDM-së, BDI-së dhe ASH-së pasi edhe O’Brajan sërish kritikoi VMRO-DPMNE-në duke thënë se nuk paraqet zgjidhje konkrete, por vetëm premton se do të ketë zgjidhje çështjen me Bullgarinë.Top24



