
Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Memedi sot para gjykatës themelore në Tetovë ka mbajtur presskonferencë ku i është përgjigjur Taravarit pasi ky i fundit në presskonferencën e djeshme pas kongresit të jashtëzakonshëm theksoi se kanë mbetur vetëm dy persona dhe janë si shoqatë, duke shtuar se i inkurajon të bëjnë edhe ata të njejtën, shkruan Top24
“Të gjitha ato që ka thënë zotëria në fjalë i demanton kongresi i Aleancës për Shqiptarët ku zgjodhi Ziadin Selën për kryetarë të Aleancës për Shqiptarët dhe takimet që më i kemi filluar çdo ditë me qytetarët shqiptarë dhe me anëtarët e Aleancës për Shqiptarët” tha Remzi Memedi nënkryetarë i ASH-së.



