
Një ditë historike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut!
Sot, Struga nuk është vetëm qytet i liqenit dhe poezisë, është bërë edhe qytet i diplomacisë shqiptare. U hap zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, një hap i shumëpritur për të qenë më afër qytetarëve shqiptarë në këtë anë të kufirit.
Ne, si Aleanca për Shqiptarët, përshëndesim këtë hap të rëndësishëm dhe e konsiderojmë si vullnet politik për të forcuar lidhjet tona historike, kulturore dhe kombëtare me Shqipërinë, por edhe si një lehtësim konkret për mijëra qytetarë që kanë nevojë për shërbime konsullore pa u lodhur në rrugë të gjata.
Urime!



