LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari dhe Mexhiti pjesë e debatit “Tetori Roze” e organizuar nga komuna e Gostivarit

Në komunën e Gostivarit është organizuar puntori informuese  “Tetori rozë” e cila  mbahet me rastin e muajit të senzibilizimit për kancerin e gjirit,shkruan Top24

Kryetari i komunës Gostivarit Arben Taravari,në një postim në rjetet sociale ka potencuar se Komuna do të mbulojë shpenzimet për 50 mamografi të cilat do t’i kryejë me çmim simbolik qendra diagnostike “RoMedical” në Gostivar.

Arben Taravari : “Së bashku me ministrin e shëndetsisë z.Fatmir Mexhiti, morëm pjesë në punëtorinë informuese “Tetori rozë” organizuar nga Departamenti për mbrojtje sociale pranë Komunës së Gostivarit dhe Shoqata “EZRA”. 

Në këtë punëtori që mbahet me rastin e muajit të senzibilizimit për kancerin e gjirit, gratë dhe vajzat që ishin prezente patën mundësinë që të bashkëbisedojnë dhe të informohen nga afër mbi këtë sëmundje përmes panelistëve dr. Miranda Izairi, dr. Ilir Ismaili dhe dr. Ilir Vela. 

Kujtojmë se ky është viti i gjashtë që Komuna e Gostivarit organizon ngjarje me karakter senzibilizues të kësaj natyre. Ndryshe, Komuna e Gostivarit nga viti i kaluar ka themeluar edhe Komision për mbrojtjen e të drejtave të pacientit, ndërsa për vitin e ardhshëm do të mbulojë shpenzimet për 50 mamografi të cilat do t’i kryejë me çmim simbolik qendra diagnostike “RoMedical” në Gostivar.

Diagnostikimi i hershëm është mënyra më e mirë e trajtimit. Top24

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close