LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari demanton Kasamin : Nuk u anulua vizita për shkak të ndonjë telefonate

Kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari i ftuar në TV21 demantoi deklaratat e liderit të Lëvizjes Besa Bilall Kasami se vizita e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është anuluar dhe është bërë e pa mundur nga një telefonat, shkruan Top24.

Taravari  tregoi  arsyet se pse Kurti nuk ishte prezent në takimet me mërgatën që kishin liderët e VLEN.

“Në këto takime duhej të jetë edhe z.Kurti, sepse kishte vizitë të planifikuar nëse nuk gaboj 20 në Gjermani, dhe ta shfrytëzojë rastin të jetë me ne në takim, por për shkak të tensionimeve në veri të Kosovës, ai e anuloi udhëtimin, ne i vazhduam takimet edhe në Berlin edhe në Cyrih. Pritje që të jep energji, që të ripërtërihesh dhe të vazhdosh garën politike, e sheh që mbi 90 për qind të atyre njerëzve janë për ndryshimin i cili është i domosdoshëm”, tha Taravari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close