LajmeMaqedoni

Taravari: ASH-ja do të këmbëngul për largimin e 20%-shit nga Kushtetuta!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, thotë se partia e tij nuk heq dorë nga largimi i 20%-shit nga Kushtetuta, por nuk saktëson se si do ta shtyejë përpara këtë çështje, pas deklaratave të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi se një gjë e tillë është e pamundur të bëhet përmes nismës aktuale që ndodhet në procedurë parlamentare dhe që ka për qëllim përfshirjen e pakicës bullgare në preambulë.

Në një intervistë për Alsat, Taravari nuk tregoi nëse ASH-ja do të kushtëzojë tërheqjen e 20%-shit nga kushtetuta.

“Kush thotë se e kemi harruar 20%-shin. Ne vazhdojmë të mendojmë se ka ende hapsirë për të instituar të tërhiqet nga Kushtetuta. Ne i kemi analizuar të gjitha imtësirat dhe detajet dhe na lejoni që kur të vije koha për tu votuar të tregojmë cilët janë hapat tonë. Koha do ta tregojë se ne e kemi mënyrën se si ta ecim këtë punë dhe nuk tërhiqemi prej kësaj deri në moment të fundit dhe me këmbëngulje do të insistojmë që 20%-shi të tërhiqet prej kushtetutës”, tha Taravari duke shtuar se partia e tij ka opsion rezervë edhe nëse kjo gjë nuk ndodh. Top24

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close