LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari: ASH do të bëjë rezultat të shkëlqyer në zgjedhje falë resurseve njerëzore

Pas daljes nga Qeveria, kreu i ASH, Arben Taravari tha se tash fokusi i tyre janë zgjedhjet vendore. “Sa më shumë bashki të fitohen dhe ato të menaxhohen mirë, pastaj ASH mund të bëjë rezultat të shkëlqyeshëm edhe në zgjedhjet parlamentare”, tha ai në një intervistë për televizionin “MCN” të Shqipërisë. Shqiptarët më Maqedoni mund të fitojnë 14 bashki dhe ne te të gjitha do të kemi kandidatët tonë dhe listat për këshilltarë dhe është shumë normale që të matemi në zgjedhje dhe sa e kemi mbështetjen në elektorat, ishte mesazhi i Taravarit në sqarimin e tij se si ndahet pushteti lokal në RMV. “Çdo parti pretendon sa më shumë bashki dhe ASH besoj se do të bëjë rezultat të shkëlqyeshëm sepse ka resurse njerëzore si asnjë parti tjetër shqiptare këtu në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Taravari. Taravari: VLEN u shkri por mbeti pa kryetar, kjo flet shumë për dallimet që kanë Në VELN ka shumë dallime. Kështu tha sonte ish partneri i këtij koalicioni, Arben Taravari, i cili nënvizoi se ky koalicion ka qenë dhe mbetet disfunksional. “VLEN ekziston si koalicion dhe ka tendenca për shkrirje në një parti. Kishte edhe më herët, por kjo prolongohej dhe në momentin që ne u distancuam nga koalicioni, ata të nesërmen mbajtën mbledhje për tu bashkuar, por nuk zgjodhën kryetar partie dhe kjo fletë se sa dallime ka aty dhe unë sa e shoh, ai koalicion është disfunksional fatkeqësisht”, tha kreu i ASH në një intervistë për televizionin “MCN” në Shqipëri. Ai tha se besoj të ketë bërë mirë me dorëheqjen, pasi ka marrë shumë porosi prej njerëzve pasi shumë rrallë ndodh ndonjë parti të tërhiqet prej Qeverie. “Partitë ekzistojnë të jenë pjesë e Qeverisë dhe të qeveris sa më mirë. Konstatimi ynë ishte se qeverisim shumë dobët dhe kishim shumë kritika prej qytetarëve se shqiptarët po margjinalizohen. Është e ndershme të lihet kolltuku dhe të kthehemi te qytetarët e të kërkohet mbështetje për udhëheqje sa më të suksesshme të bashkive të cilat do ti fitojë ASH”, deklaroi kryetari i ASH, Arben Taravari, Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close