Vajzat nuk u përmendën në njoftimin e së premtes, që do të thotë se djemtë do të kthehen në bankat shkollore javën e ardhshme pas një pauze një mujore, ndërsa motrat e tyre do të jenë ende të mbërthyera në shtëpi.Ministria e arsimit talebane tha se klasat e shkollës së mesme për djemtë në klasat shtatë deri në 12 do të rifillojnë të shtunën, fillimi i javës afgane.“Të gjithë mësuesit meshkuj dhe studentët duhet të ndjekin institucionet e tyre arsimore”, thuhej në deklaratë.E ardhmja e vajzave dhe mësuesve femra, të mbërthyer në shtëpi që kur talebanët morën kontrollin, nuk u adresua.Vendimi e bën Afganistanin të vetmin vend në botë që ndalon gjysmën e popullsisë së tij të marrë një arsim të mesëm.
“Arsimi dhe shkrim-leximi vlerësohen aq shumë në Islam, sa talebanët nuk mund ta ndalojnë shkollimin e vajzave në baza islame, kështu që ata gjithmonë thoshin se do t’i hapnin ato kur të përmirësohej siguria, por nuk e bënë kurrë, ata kurrë nuk i hapën shkollat”, tha Kate Clark, bashkëdrejtore e Rrjetit të Analistëve në Afganistan, e cila punonte në Afganistan në atë kohë.