
Në Maqedoninë e Veriut, më 28 janar, parlamenti i këtij shteti, pritet të hedhë në votim formimin e qeverisë së drejtuar për herë të parë në historinë e vendit, nga një kryeministër shqiptar.
Kryetari aktual i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është i propozuar për kryeministër teknik nga Bashkimi Demokratik për Integrim, parti në koalicion qeveritar me LSDM-në.
Kjo bazuar në marrëveshjen e koalicionit mes dy partive që në 100-ditëshin e fundit të mandatit qeverisës, kryeministri te jetë shqiptar.



