
Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi nga Gostivari ka dalë me mesazh të qartë deri te votuesit shqiptarët, që të dalin dhe të votojnë sa më masivisht më 19 tetor, njofton Top24
Ai tha se këto zgjedhje lokale janë historike dhe referendum, ku shqiptarët duhet të japin mesazhin e qartë se nuk lejojnë të cenohet identiteti i tyre dhe se nuk lejojnë të tjerët të vendosin se kush do t’i përfaqësojë shqiptarët në Qeveri.



