LajmeMaqedoniTopLajm

Talat Xhaferi fillon vizitën e tij zyrtare në Kosovë, takon Konjufcën

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka filluar vizitën e tij zyrtare në Kosovë duke u mirëpritur nga kryaparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca.

Pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhaferi do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Xhaferi sot pasdite është paraparë të takohet edhe me liderët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Xhaferi nesër do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Kadriu

Related Articles

Back to top button
Close
Close