LajmeMaqedoniTopLajm

Takimi Osmani – Escobar për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar një takim me Gabriel Escobar, zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësues Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

 

Në fokus të bisedimeve ishte gjendja aktuale në Ballkanin Perëndimor, ku Osmani e informoi përfaqësuesin e lartë amerikan për Planin 9-pikësh për de-përshkallëzimin e tensioneve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të cilin e ka iniciuar në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së.

 

Në të njëjtën kohë, u diskutua nevoja për përshpejtimin e proceseve integruese evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të rajonit si qëllim strategjik i përbashkët.

 

“Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian paraqet një çështje sigurie dhe për këtë arsye përshpejtimi i proceseve integruese evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie vendimtare për ruajtjen e stabilitetit në rajonin tonë, por edhe në Evropë në tërësi. E vlerësojmë lartë mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA-të në atë drejtim, që është interes i përbashkët strategjik, por edhe garanci për kufizimin e ndikimit të palëve të treta”, tha Osmani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close