
Kandidati për President i Frontit Europian Bujar Osmani gjatë ditës së sotshme ka mbajtur takim me qytetarët me temë: Barazi, konsensualitet dhe kohezion shoqëror. E pranishme në takim ka qenë edhe Fatima Osmanovska nga komuniteti romë.
Bujari tha se rolin e Presidentit e sheh si një ngjitës apo lepak i narativave të ndryshme etnike politike, ai theksoi se janë një demokraci multietnike, megjithatë funskionale, një ndër partitë multietnike demokratike funksionale më të mira. Ai theksoi se Bosnja Hercegovina mundë të ëndërroj të jetë funksionale siç është Maqedonia e Veriut, sepse atje bllokohen komunitetet njëri me tjetrin, por jo vetëm Bosnja dhe Hecegovina por edhe shtetet e Bashkimit Europian mund ta ëndërrojnë atë që ne e kemi arritur si parti demokratike etnike multifunksionale.



