LajmeRajon

Takimi i parë Thaçi-Rugova në rezidencë: “O i zoti i shtëpisë, a ka besë kjo kullë?”

Si e kishte provokuar Hashim Thaçi Ibrahim Rugovën në shtëpinë e tij

Ishte koha e përcaktimit të delegacionit të Kosovës për negociatat në Vjenë rreth statusit të Kosovës dhe vendit i duhej një Ekip i Unitetit. Ibrahim Rugova ishte president i shtetit ende të panjohur ndërkombëtarisht dhe dëshironte që vendimet të merreshin me konsensus politik e shoqëror. Të gjithë ishin pajtuar; pritej vetëm bashkimi i Hashim Thaçit, në atë kohë lider i opozitës nga PDK-ja. Suksesi ose dështimi varej kryesisht nga bashkëpunimi i tij.
Hashim Thaçi kishte rrëfyer momentin kur kishte dhënë miratimin e tij për të qenë pjesë e Ekipit të Unitetit, si dhe vizitën në shtëpinë-rezidencë të Rugovës.
“U vonova pak dhe Rugova ishte shumë i tensionuar. Ishin mbledhur të gjithë; pritej vetëm ardhja ime aty. Siç ishte i mërzitur, kur pa se hyra në objekt, iu hap fytyra dhe u gëzua tej mase. Ndërsa unë, për ta ngacmuar pak, i thashë: ‘O i zoti i shtëpisë, a ka besë kjo kullë?’
Siç ishte duke qeshur, u step dhe tha: ‘Mos, të lutem, të lutem. Si nuk ka besë për shqiptarët, për ju…’”
Më pas kishte vazhduar bashkëpunimi Rugova–Thaçi për të gjitha temat e interesit shtetëror.

Related Articles

Back to top button
Close
Close