LajmeMaqedoniTopLajm

Takim Pendarovski – Mariçiq – Simovski, në fokus regjistrimi dhe reformat në gjyqësi

Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi takim me ministrin për drejtësi, Bojan Mariçiq dhe drejtorin e Entit Shtetëror për Statistikë, Apostoll Simovski.

Në takim presidenti Stevo Pendarovski u informua për proceset e reformave në gjyqësi, dhe për aktivitetet dhe kapacitetet e Entit shtetëror për statistikë në prag të realizimit të regjistrimit të popullsisë, njofton Zhurnal.

Ministri i drejtësisë e informoi presidentin për metodologjinë e re për vlerësim të punës së gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave, si dhe me mjetin e ri për filtrim dhe kontroll të punës së gjykatësve dhe gjykatave.

Presidenti Stevo Pendarovski e përshëndeti vendimin e këshillit për reforma në gjyqësi për veting të gjykatësve, duke e vlerësuar si hap përpara në përfitimin e besimit të qytetarëve në punën e gjyqësisë. “Shteti juridik është me rëndësi ekzistenciale dhe duhet të vendoset në themele të shëndosha. Reformat në gjyqësi duhet të jenë efikase, dhe këtu nuk guxon të ekzistojë selektivitet dhe tolerancë”, tha presidenti Stevo Pendarovski.

Në takim u shkëmbyen mendime për aktivitetet të cilat duhet t’i realizojnë institucionet shtetërore në drejtim të zbatimit të regjistrimit.

Drejtori i ESHS-së, Apostoll Simovski theksoi se Enti është tërësisht i përgatitur për zbatim të këtij operacioni statistikor në kontekst të pjesë metodologjike dhe teknike të regjistrimit, dhe shprehu pritshmëri se ligji së shpejti do të sillet, me qëllim të veprimit në kohë dhe adekuat.

Presidenti Pendarovski edhe një herë shprehu pritshmëri se me zgjidhjen e re ligjore do të përfshihen standardet më të larta statistikore të EUROSTAT me qëllim të realizohet një regjistrim valid dhe kredibil, siç i ka hije një shteti demokratik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close