LajmeRajonTopLajm

Tahiri: Kurti ta shpjegojë pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar për Banjskën

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në një intervistë për “Ekonomia Online”, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, të shpjegojë arsyen se si është e mundur që Kosova të sulmohet nga Serbia e të sanksionohet nga BE-ja e qortohet nga SHBA-ja, ndërsa Serbia si agresore të mbetet pa u ndëshkuar.

Ajo ka thënë se Kurti duhet ta shpjegojë se si Serbia nuk u ndëshkua për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. Ajo ka akuzuar kryeministrin Kurti edhe për “prishje të marrëdhënieve me SHBA-në”.

“E para është që ne u sulmuam në Banjskë nga Serbia agresore, çfarë na ndodhi? Kosova u ndëshkua, Serbia nuk u ndëshkua. I ka takuar Kurtit dhe qeverisë të dalë dhe t’i shpjegojë popullit të Kosovës si u bë që edhe të sulmuar edhe të ndëshkuar pra, Serbia sulmues e pa ndëshkuar. Këtë shpjegim zyrtar i takon ta bëjë Kurti para popullit të Kosovës. E dyta çështja tjetër është që Kurti prishi marrëdhëniet me Amerikën duke mos u koordinuar për as një prej këtyre çështjeve të vogla që ka pasur, jo targat, jo tash dinari, pastaj është çështja e zgjedhjeve në veri që ishin legale, por nuk ishin legjitime. Dhe u desh Kurti të koordinohej mirë me partnerët amerikanë…Ky doli nga pozitat antiamerikane që nuk e din pse i ka këto pozita antiamerikane. Por sigurisht janë të dëmshme për shtetin e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Ajo ka thënë se amerikanët bëjnë aleancë më të mëdhenjtë dhe jo me të vegjlit. Sipas saj, në këtë rast “Kurti është i vogël”.

“Mua më vjen mirë që amerikanët e bënë të qartë që nuk jemi të prishur me popullin e Kosovës, por jemi të prishur me qeverinë e Kosovë. Me këtë rast me qenë që unë kam qenë ministre e Jashtme e Kosovës në kohën e okupimit dhe jam një prej njerëzve kryesor që e kam mbërri aleancën strategjike me Amerikën, po ju them një fjalë, amerikanët bëjnë aleancë me të mëdhenjtë, me ne si figurat siç isha unë, Rugova e Agani, nuk i prishin me të vegjël, se Kurti është i vogël”, ka thënë ajo.

Related Articles

Back to top button
Close
Close