LajmeRajon

SYRI TV/ 11 maj, Vokshi flet në asamblenë e CDI–IDC: Demokracia u rrëzua nga krimi dhe dhuna

Në asamblenë e CDI-IDC, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi denoncoi me fakte konkrete rrëzimin e demokracisë në Shqipëri gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në fjalën e saj, deputetja Albana Vokshi renditi faktet të cilat vërtetojnë farsën elektorale të 11 majit, si dhe akuzoi kandidatët e mazhorancës socialiste se u mbështetën nga organizatat kriminale. Në fjalën e saj, Vokshi theksoi se në Vorë u kërcënua familjarisht dhe nuk u mor asnjë masë nga policia dhe institucionet e drejtësisë.

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi denoncoi me fakte konkrete rrëzimin e demokracisë në Shqipëri gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Në Asamblenë e IDC-CDI, deputetja demokrate u shpreh se në Shqipëri u zhvillua një farsë elektorale, ku qytetarët nuk u lejuan të zgjedhin, dhe kandidatët e mazhorancës socialiste u mbështetën nga organizatat kriminale.

Sot qëndroj përpara jush si një dëshmitare e rrëzimit të demokracisë në vendin tim. Më 11 maj 2025, në Shqipëri u mbajtën ato që u quajtën ‘zgjedhje.’ Por ato nuk ishin as të lira, as të ndershme, as demokratike. Në fakt, nuk ishin zgjedhje fare. Shqiptarëve nuk iu dha mundësia të zgjedhin, ata u detyruan të votojnë. Më vjen keq ta them: zgjedhjet ishin një farsë, një operacion i orkestruar nga një narco-shtet. 30 kandidatë, në 10 qarqe, në mbi 20 bashki u mbështetën nga kartelet e drogës dhe organizatat kriminale. Më shumë se 20 deputetë do të ulen tani në Parlament falë parave të mafias dhe karteleve. Ata do të përfaqësojnë interesat e krimit, jo të shqiptarëve.

Vokshi ka treguar se si në Vorë u kërcënua familjarisht për shkak se qendrat e votimit u pushtuan nga persona me precedent kriminal, ndërsa ka bërë me dije se policia dhe institucionet e drejtësisë nuk morën masa për këtë skandal.

Në Vorë, ku isha kandidate dhe Drejtuese Politike, qendrat e votimit u pushtuan nga kriminelë: të dënuar për vrasje dhe trafik droge në Shqipëri dhe vende të tjera europiane. Anëtarë të grupeve kriminale mbanin distinktivë fallco dhe kërcënonin hapur votuesit. Njerëz të armatosur bashkëpunonin me ministra dhe zyrtarë të shtetit. Unë u fyeva, u intimidova dhe u kërcënova vazhdimisht. Familja ime, vajza ime, u kërcënuan nga të njëjtët persona që unë i kisha raportuar te mekanizmi i posaçëm i ngritur për të parandaluar dhunën, krimin elektoral. Por jo vetëm që ata nuk arritën të më mbrojnë mua dhe familjen time, ata nuk arritën të parandalonin asnjë krim zgjedhor, sepse rrjeti i patronazhit dhe kartelet e drogës ishin ata që vendosnin për votën. Policia nuk bëri asgjë. SPAK nuk bëri asgjë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri sikur nuk pa asgjë.

Në asamblenë e IDC-CDI-së ku u miratua rezoluta e cila dënonte zgjedhjet e 11 majit duke i cilësuar farsë elektorale, Partia Demokratike u përfaqësua nga deputetja Albana Vokshi dhe Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi. SYRI.net

Related Articles

Back to top button
Close
Close