LajmeMaqedoniTopLajm

“Synohet forcimi i lidhjes mes Maqedonisë dhe Arabisë Saudite” – imami i Qabes për vizitë në Maqedoni (VIDEO)

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reis ul-Ulema hfz. Shaqir ef. Fetai, priti sot në një vizitë zyrtare imamin e Qabes së bekuar, Dr. Mahir Muajkali i shoqëruar nga ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite Dr. Fejsal b. Gazi Hifdhi. Vizita u zhvillua në selinë e Rijasetit të BFI-së, në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore dhe me respekt të lartë institucional.
Gjatë pritjes, Reis ul-Ulema Fetai u shoqërua nga muftinjtë e Bashkësisë Fetare Islame, dekani i Fakultetit të shkencave Islame, kryetari i Kuvendit të BFI-së, si dhe drejtorët e sektoreve të Rijasetit.
Të dy palët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit, forcimin e lidhjeve në mes të institucioneve fetare dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e edukimit fetar, shërbimeve fetare dhe organizimit institucional. Vizita e Dr. Mahir Muajkalit u vlerësua si një nder i posaçëm dhe një hap i rëndësishëm për shkak se ishte një rast historik që një imam i Qabes së bekuar të vizitojë vendin dhe besimtarët tanë.
Në fund në shenjë falenderimi u shkëmbyen dhurata nga të dy palët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close