
Ka degraduar në përdorimin e dhunës seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës.
Disa deputetë janë dhunuar me grushte ndërsa është sulmuar edhe kryeministri Albin Kurti.
Dy deputetët Mërgim Lushtaku dhe Hajdar Beqa kanë hedhur fillimisht ujë ndaj Kurtit dhe Bislimit dhe më pas përplasja ka agravuar në dhunë fizike.
Kryeministri i Kosovës, Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”.
Kurti ruajti qetësinë duke mos reaguar, ndërsa kryetari i Kuvendit kërkoi policinë të ndërhyjë. Top24



