
Dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhtoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç, i tha sot “The Geopost”-it një burim i lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë.
“Ditën e djeshme dikush e ka tradhtuar Presidentin Vuçiç, dhe se këtë do ta hetojnë shërbimet serbe të inteligjencës”, theksoi burimi.
Sipas tij, Vuçiç është tradhtuar lidhur me rezistencën në Banjska.
Së paku 6 serbë janë vrarë. Aksioni nuk do të duhej të përfundonte kështu, me këtë bilanc. Kjo e dëmton shumë Vuçiqin dhe institucionet e Serbisë edhe te serbët e Kosovës, edhe pozicionin e Serbisë në dialog”, ka thënë burimi nga strukturat e sigurisë serbe. Top24



