
Mbrëmë vonë në Shkup, Arianit Xhaferi, djali i ish-funksionarit të BDI-së Musa Xhaferi dhe pronar i kompanisë për furnizim me energji elektrike “U Poëer”, sulmoi fizikisht kryetarin e Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimoski. TV21 tentoi të kontaktojë me Arianitin, por nga kompania e tij thanë se do të dërgojnë përgjigje në lidhje me rastin. Mirëpo deri më tani nuk ka asnjë përgjigje. Heshtje edhe nga Bislimovski. Zëdhënësja e tij thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Këtë ngjarje e konfirmon MPB. Sipas tyre sulmuesi e ka pranuar veprën dhe se është ngritur padi penale kundër tij.
“Menjëherë pas raportimit të ngjarjes, u morën masat e duhura për zbardhjen e rastit. U përgatit një njoftim me shkrim në Prokurorinë Publike Shkup, u zhvilluan biseda me dëshmitarët e ngjarjes, u sigurua një video, u zhvillua një bisedë me të denoncuarin A.XH., i cili e pranoi plotësisht veprën, dhe pas konsultimit me prokurorin publik, do të përgatitet kallëzim penal për veprën penale dhunë sipas nenit 386 të Kodit Penal”, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Dëshmitarët okularë të ngjarjes thonë se Xhaferi ishte ulur në tryezën ku ishte Bislimoski në një restorant në Shkup dhe pas disa minutash ndodhi përleshja fizike.



