
Kryetari i komunës së Çashkës, Suat Shaqiri sot ishte nikoqir i vizitës historike të një presindeti shqiptarë në komunën e Çashkës. Begaj është figura e parë shtetërore shqiptare që viziton komunën e Çashkës dhe komunat shqiptare. Kryetari i komunës së Çashkës Suat Shaqiri në një postim të tij shkruan se sot shqiptarët e Çashkës sot e ndjenë se dikush kujdeset për ta, shkruan Top24
Sot, Komuna e Çashkës pati nderin dhe kënaqësinë të mirëpresë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Vizita e tij përbën një moment të veçantë për komunën tonë dhe për të gjithë qytetarët.
Në cilësinë e kryetarit të Komunës, pata kënaqësinë që së bashku me Presidentin të zhvillojmë një bisedë të hapur dhe konstruktive.
Diskutuam për forcimin e frymës multietnike të Çashkës, duke theksuar rëndësinë që çdo qytetar, pa dallim, të ndihet i barabartë dhe i përfaqësuar.
Një falënderim i veçantë shkon për administratën e komunës për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në organizimin e kësaj vizite.
Me theks të veçantë falënderoj popullin tim shqiptar për mikpritjen e ngrohtë që i rezervoi Presidentit në vendlindjen time, Jabollçishtë e Epërme,(Jabollçishtë e poshtme, Veanofcë Banjicë,Sogle, Otishtinë Ellovëc, Mellnicë) gjithashtu falënderoj udhëheqësin e Shkollës Fillore(Drejtorin dhe z.Drejtorin) “Liria”, si dhe të gjithë arsimtarët për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në mikpritjen e Presidentit.
Ky moment i rëndësishëm nuk do të ishte i plotë pa kontributin e çmuar të mërgatës sonë, e cila tre muaj më parë dha mbështetje të madhe.
Këto janë frytet e punës dhe kontributit tonë të përbashkët për të zhvilluar dhe forcuar elementin kombëtar.
Le të qëndrojmë të bashkuar si popull, pa u dalluar në aspektin fetar apo kombëtar, sepse vetëm të bashkuar do t’i gëzojmë të mirat e përbashkëta dhe do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.



