LajmeMaqedoni

Suat Shaqiri: Pranvera nis me punë të mira, fillon rrethimi i oborit të shkollës fillore “Dituria” në Banjicë

Kryetari i komunës së Çashkës, Suat Shaqiri sot ka ndarë lajmin se me ardhjen e pranverës kanë filluar edhe punimet për rrethimin e oborit të shkollës fillore komunale “Dituria” në fshatin Banjicë të kësaj komune, shkruan Top24

“Sot kanë filluar punimet në rrethimin e oborit të shkollës fillore komunale Dituria në fshatin Banjicë, duke përfshirë edhe fushën sportive, një investim i domosdoshëm për sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve.” tha Suat Shaqiri.

Ai më tej premtoi qytetarëve të komunës së Çashkës se do të vazhdoj me investime të tilla duke u kujdesur për të gjithë shkollat komunale për të krijuar kushe dhe siguri maksimale për nxënësit e komunës së Çashkës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close